"Shkurton 3 orë kohë"/ Rama: Po ndërtohet rruga e re për të mbërritur direkt në...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga investimi në rrugën më re në jug të vendit, Kardhiq - Delvinë. 

Punimet në këtë rrugë të rëndësishme përfundojnë gjatë vjeshtës, aks që do të shkurtojë distancën me rreth tre orë nga Tirana në Sarandë. 

"Vijojnë punimet intensive në tunelin e Skarficës, në aksin më të ri rrugor: Kardhiq - Delvinë. Në shtator do të ketë përfunduar rruga e stërpremtuar me dekada e cila po bëhet realitet”, shprehet Rama.