Shqipëria e mandatit të 3-të/ Rama ndërton urën gjigante, rruga drejt Europës...

Kryeministri Rama ka publikuar një video nga punimet në Rrugën e Kombit dhe Urën e Kukësit mbi lumin Drin.

Rama jep detaje, lidhur me urën, e cila do të jetë 310 metra e gjatë, ndërsa struktura e saj mbajtëse do të përbëhet prej çeliku. 

“Vijon pa ndërprerje puna për veprën e munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin. Ura do te jete e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do te jete një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapesirë 270m dhe lartesi 50m!”, shkruan Rama.