“Shqipëria ka plotësuar kushtet”/ Rama ka një mesazh të papritur për BE-në

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për negociatat e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Rama ka deklaruar se Shqipëria i ka kryer detyrat, kurse BE duhet të thërrasë konferencën e parë ndërqeveritare. 

“Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat tashmë BE duhet të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare. Sot Shqipëria ka një mbështetje të zëshme dhe shumë të rëndësishme nga Gjermania që është PRO integrimit në BE”, tha Rama