"Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania”/ Rama flet troç: Ja çfarë do bëj mandatin e 3-të...

Kryeministri Rama është me “këmbë në tokë” duke thënë se Shqipëria nuk mund të bëhet si Gjermania. 

Rama premton se gjatë mandatit të 3-të do të vijojë rrugëtimin e vendit drejt Europës.

“Shqipëria si Gjermania nuk bëhet dot edhe të sjellësh qeverinë gjermane këtu. Shqipëria është shumë e më e mirë se ishte 7 vite më parë. Sot jemi në mes të rrugës dhe gjatë mandatit të tretë do të prekim Europën”, tha Rama.