“Të nisë sa më shpejt, nga veriu në jug”/ Rama paralajmëron lëvizjen e bujshme...

Kryeministri Rama ka dhënë urdhër që të nisë operacioni nga Velipoja deri në Ksmail për prishjen e ndërtimeve pa leje. 

Kreu i qeverisë kërkoi që mos tolerohet askush që kur të vijnë turistët të gjejnë një bregdet më të bukur. 

“I kam kërkuar ministrit të nisë operacioni nga Velipoja deri në Ksamil, dhe tani jo në mesin e verës kur të vijnë turistët. Tani, pa asnjë tolerancë. Mjafton të hapësh sytë dhe e kupton për çfarë bëhet fjalë. Kush shkel vijën e kuqe të bregdetit të lirohet sa më shpejt nga zaptuesit, kush ndërton pa leje në vijën e kuqe futet në burg”, tha Rama.