Zbulohet strategjia, ja data përfundimtare kur do të shkarkohet Ilir Meta

Ilir Meta pritet të shkarkohet brenda 8 korrikut nga posti i Presidentit.

Mazhoranca qeverisëse ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për të nisur menjëherë procedurat e largimit të tij nga Presidenca. 

Komisioni do të hartojë një raport final, i cili do i shkojë seancës për votim. Ky raport kërkon 2/3 e votave, ose 94 vota, që të miratohet duke sjellë më pas shkarkimin e Metës.