Zyrtare/ PD miraton 4 kandidatura për kryetar, skualifikohet emri surprizë!

Kryesia e PD-së ka votuar unanimisht që gara për kryetar partie të ketë 4 kandidatë.

Kryesia ka vendosur që të zyrtarizojë si kandidatë për kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Bashën, Edith Harxhin, Fatbardh Kadillin dhe Agron Shehajn, duke skualifikuar kështu edhe Ibsen Elezin. 

Pak më herët Kryesia e Partisë Demokratike nxorri jashtë gare edhe Admir Mulajn, Edmond Vrapin, Mirjan Jashanllarin dhe Sabri Hoxhën.